Për 9 muaj Komuna e Suharekës realizoi 22.14% të projekteve kapitale
Qytetari propozon, komuna aprovon. Ky ishte pikësynimi i ri i pushtetit lokal në Suharekë në ndarjen e buxhetit për projekte kapitale në fshatra e qytete, i cili kishte filluar të zbatohej në muajt e parë të vitit 2023. Edhe pse janë mbajtur takime ku qytetarët janë bërë pjesë e vendimarrjes në përzgjedhjen e projekteve në […]
Qytetari propozon, komuna aprovon. Ky ishte pikësynimi i ri i pushtetit lokal në Suharekë në ndarjen e buxhetit për projekte kapitale në fshatra e qytete, i cili kishte filluar të zbatohej në muajt e parë të vitit 2023.
Edhe pse janë mbajtur takime ku qytetarët janë bërë pjesë e vendimarrjes në përzgjedhjen e projekteve në të cilat duhet të investohet në vendbanimin e tyre, në anën tjetër në realizimin e projekteve kapitale të planifikuara për vitin 2023 nuk janë shënuar rezultate të kënaqshme.
22.14 është përqindja e projekteve kapitale të realizuara vetëm në nëntë mujorin e parë të këtij viti nga Komuna e Suharekës.
Sipas asambleistit të LDK-së, Urim Suka sipas kësaj logjike ky pushtet në tre muajt e fundit do të detyrohet që të bëjë shpenzimin e 77.86% të mjeteve të mbetura.
Tutje Suka në reagimin e tij ka thënë se kjo logjikë sjell mundësi të shumta të shkeljeve ligjore, ulje të cilësisë së punimeve, rrezikon implementimin e projekteve siç janë planifikuar, rrit mundësin e korrupsionit dhe rrezikon që një shumë e konsiderueshme e mjeteve të përfundojnë në suficit.
Në këto rrethana rritet rreziku i presionit të këtij pushteti tek zyrtarët komunal për kryerjen e pagesave pa u përmbushur kërkesat ligjore. Me këtë rast i bëj thirrje secilit zyrtar komunal që të denocojnë secilin presion që bëhet nga ky pushtet dhe njëkohësisht ftoj secilin zyrtar që para presionit të zgjedhin respektimin e ligjit dhe procedurat ligjore. Ftoj secilin prej tyre të mos bëhen pjesë e shkeljeve ligjore sepse në fund ky pushtet i lë të vetmuar në përballjen e tyre me ligjin, ka thënë Suka.