Për 9 muaj Komuna e Suharekës mori 92 mijë euro nga taksat e automjeteve

29.10.2020

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Për 9 muaj Komuna e Suharekës mori 92 mijë euro nga taksat e automjeteve Foto: Ilustrim

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Ditë më par SuharekaOnline ka raportuar se nga pasqyra e të hyrave vetanake të realizuara në vitin 2020 (janar-shator) nga Komuna e Suharekës shifet se të hyrat janë më të vogla se planifikimi i tyre për 30.89 % ose ato janë realizuar në masën prej 69.11%, ku në masën totale ato janë realizuar 1,021,437.39 euro për periudhën raportuese, kurse krahasuar me realizimin e vitit 2019 për periudhën e njëjtë të vitit fiskal ato janë realizuar për 24.67 % më pak apo shprehur në vlerë (1,021,437,39-(minus) 1,355,869.35) = 334,431.96 euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë këtij 9 mujori Komuna e Suharekës më së shumti të hyra ka pranuar nga tatimi në pronë (459,538.11 euro), gjobat në trafik dhe nga gjykata (153,352.27 euro) etj.

Janar – Shtator 2020Të hyrat
Tatimi në pronë459,538.11 €
Taksa për Leje
Ndërtimi
152,759.56 €
Taksa për shfrytëzim
të hapësirave publike
(Qeraja e lokaleve
dhe shfrytezimi i
prones publike)
46,021.86 €
Taksa per
biznese
84,491.12 €
Taksa për
çertifikata dhe
dokumente
37,591.00 €
Gjoba ne trafik
dhe nga Gjykata
153,352.27 €
Donacione75,760.00 €
Taksa për
automjete
92,070.00 €
Taksa per
gjeodezi dhe
kadaster
64,435.23 €
Participim në
Shëndetësi
(QKMF dhe
Dep I
shendetesise
44,232.20 €
Participim në
Arsim
(perfshire
SHMT Skender
Luarasi)
12,794.00 €
Të hyra tjera
(Licence, Pelqim
sanitar, Kulture,
QPS, Bujqesi)
27,504.37 €