Për 7 ditë në Suharekë, 32 raste pozitive me COVID-19 dhe një viktimë

Nga java në javë numri i të infektuarve me COVID-19 po ndryshon, andaj edhe po bëhet kategorizimi i ri i komunave në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së këtij infeksioni.
Edhe në Komunën e Suharekës këtë javë numri i të infektuarve ka ndryshuar nga ai i javës së kaluar, ku janë raportuar një numër i konsiderueshëm i të infekuarve me COVID-19, të cilët kryesisht kanë qenë me vendbanime në Suharekë, Samadraxhë, Peqan, Gjinoc, Mushtisht e fshatra të tjerë.
Mirëpo, krahasuar me javën e kaluar ku situata me pandeminë COVID-19 ishte më e rënduar, këtë javë Komuna e Suharekës ishte në një situatë më të lehtësuar e këtë po e dëshmon numri më i vogël i të infektuarve, poashtu edhe kategorizimi nga zona e kuqe në atë të gjelbër.
Gjatë kësaj jave, duke filluar nga 07 deri më 13 shkurt në Komunën e Suharekës në bazë të raportimeve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se janë identifikuar 32 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 58 vjeç, shkruan SuharekaOnline.
Me datë 9 dhe 13 shkurt në Komunën e Suharekës nga IKSHPK-ja nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv.
Ndërsa me datë 11 shkurt janë regjistruar 10 raste pozitive, numër ky rekord brenda një jave.
Data | Rastet pozitive | Viktima |
07 shkurt, 2021 | 3 | 0 |
08 shkurt, 2021 | 4 | 1 (61 vjeç) |
09 shkurt, 2021 | 0 | 0 |
10 shkurt, 2021 | 6 | 1 (58 vjeç) |
11 shkurt, 2021 | 10 | 0 |
12 shkurt, 2021 | 9 | 0 |
13 shkurt, 2021 | 0 | 0 |
Gjithsej | 32 | 1 |