Për 3 muaj në Suharekë u hapën 71 biznese dhe u shuan 20 të tilla

29.07.2022

Në TM2 2022 gjithsej janë regjistruar 2 835 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2022) ka rritje për 0.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2021) ka një rritje për 0.8% të ndërmarrjeve të regjistruara. Sipas raportit të ASK-së, në tre muajt e dytë të vitit 2022 […]

Për 3 muaj në Suharekë u hapën 71 biznese dhe u shuan 20 të tilla Foto: Ilustrim

Në TM2 2022 gjithsej janë regjistruar 2 835 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2022) ka rritje për 0.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2021) ka një rritje për 0.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas raportit të ASK-së, në tre muajt e dytë të vitit 2022 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 71 ndërmarrje të reja, 28 prej tyre janë ndërmarrje të regjistruara individuale, kurse 43 të tjera janë ndërmarrje jo-individuale.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore në Suharekë janë shuar 20 ndërmarrje.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori në Suharekë ishin: Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim; Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave; Prodhim; Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete administrative dhe mbështetëse; Shëndetësi njerëzore dhe aktivitete të punës sociale; Art, zbavitje dhe rekreacion; Aktivitete të shërbimeve tjera; Xehetari dhe gurëthyes; Bujqësi, pylltari dhe peshkatari dhe Transport dhe ruajtje

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 809 ndërmarrje të regjistruara (28.5%); Ferizaj me 236 ndërmarrje të regjistruara (8.3%); Prizreni me 220 ndërmarrje të regjistruara (7.8%); Gjilani me 159 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja me 156 ndërmarrje të regjistruara (5.5%); dhe Mitrovica me 129 ndërmarrje të regjistruara (4.6%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

repertori-statistikor-i-ndermarrjeve-tm2-2022