Për 24 orë u shqiptuan 83 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska në Suharekë

Për 24 orë në Suharekë janë plotësuar 83 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme.

Këtë e ka bërë të ditur për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se në Komunën e Suharekës brenda 24 ore është kryer 1 kontroll dhe asistim me inspektorë sanitar si dhe janë dhënë 22 vërejtje policore, janë plotësuar 83 83 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk bartën maska dhe është mbyllur 1 lokal.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.