Për 24 orë Shaqir Palushi mbledh 30 mijë euro donacione

Pronari i kompanisë Frutex që udhëheq me fondacionin humanitar “Golden Eagle”, Shaqir Palushi të hënën përmes një shkrimi ka treguar se personalisht ai ndan 2000 euro për familjet me të ardhura të vogla ekonomike.

z.Palushi veçmas këtij donacioni ka nominuar edhe deputetët nga Suhareka Enver Hoxhaj, Ardian Shala, Salih Zyba, Albena Reshitaj dhe kryetarin e Komunës së Suharekës.

Me këtë nominim ai ka kërkuar nga përfaqësuesit politik të kontribojnë me nga 200 euro dhe të nominojnë miq të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Shaqir Palushi inicon fushata të tilla për të ndihmuar familjet me të ardhura të vogla ekonomike.

” Të nderuar miq,
Sot më shumë se kurrë ,shumë familje me të ardhura të vogla ekonomike kanë nevojë për përkrahjen tonë.Ata nuk janë të harruar, nga sot do të fillojm një aksion për të ju ndihmuar atyre. Do të nominoj shumë prej miqve të mi, të cilët gjithmonë kanë qenë zemërgjër” kishte shkruar Palushi.

E sot pasi kanë kaluar 24 orë që nga inciativa e z.Palushi bëhet e ditur se ai ka mbledhur 30,000 euro donacione dhe se mbledhja e fondeve do të vazhdoj edhe ditët në vijim.