Për 24 orë një i shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 177 në tërë Kosovën

Për 24 orë një i shëruar nga COVID-19 në Suharekë, 177 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

01.06.2021 / Suhareka

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit SARS-COV-2.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Rastet e reja janë nga këto komuna: Prizren (4), Lipjan (3), Prishtinë (3), Pejë (3), Ferizaj (2), Kaçanik (1), Istog (1), Mitrovicë (1), Gjilan (1).

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.

Nga 177 të shëruar në Kosovë, një prej tyre është nga Suhareka, kështu bëhet e ditur në raport.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren (81), Gjakovë (13), Prishtinë (11), Obiliq (9), Ferizaj (7), Klinë (7), Deçan (6), Mitrovicë (5), Vushtrri (5), Skenderaj (5), Pejë (5), Gjilan (4), Podujevë (3), Istog (3), Fushë Kosovë (3), Malishevë (2), Gllogoc (2), Kaçanik (2), Shtime (1), Viti (1), Suharekë (1).

LEXO EDHE:  3 mijë e 669 persona vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
RAPORTO