Për 2 muaj 16 raste të dëmtimit të pronës në Suharekë

Për 2 muaj 16 raste të dëmtimit të pronës në Suharekë
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Suhareka

Nuk janë të rralla rastet e dëmtimit të pronës në Komunën e Suharekës si dhe në gjithë vendin.

Numri i këtyre rasteve të tilla po vlerësohen shqetësuese në Kosovë.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezentë numri i rasteve të dëmtimit të pronës, ku vetëm dy javët e fundit të muajit maj ndodhën 6 raste të dëmtimit të pronës.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të dëmtimit të pronës të cilat kanë ndodhur këtë vit në periudhën prill-maj në Komunën e Suharekës.

Për dy muaj, në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 16 raste të dëmtimit të pronës.

Gjatë muajit prill të vitit 2021 ndodhën 5 raste të dëmtimit të pronës, ndërsa në muajin maj kanë ndodhur 11 raste të tilla,/SuharekaOnline/

MuajiNr. i rasteve të dëmtimit të pronës në Komunën e Suharekës
Prill5
Maj11
RAPORTO