Për 11 ditë në Suharekë regjistrohen 43 raste pozitive me COVID-19 dhe 3 viktima

26.04.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë tash e disa ditë është duke shënuar rënie, krahasuar me ditët e para të muajit prill të këtij viti. Rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve është vërejtur edhe në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline. Një gjë e tillë po bëhet e ditur […]

Për 11 ditë në Suharekë regjistrohen 43 raste pozitive me COVID-19 dhe 3 viktima Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë tash e disa ditë është duke shënuar rënie, krahasuar me ditët e para të muajit prill të këtij viti.

Rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve është vërejtur edhe në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në të cilat figuron se për 11 ditë në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 43 raste pozitive me COVID-19.

Poashtu, gjatë këtyre ditëve në Komunën e Suharekës janë regjistruar edhe 3 viktima të moshave të ndryshme (72, 79 dhe 83 vjeç).

DataNr i rasteve pozitiveNr. i viktimave
16 prill, 202151 (79 vjeç)
17 prill, 2021120
18 prill, 202100
19 prill, 202101 (83 vjeç)
20 prill, 2021110
21 prill, 202120
22 prill, 202180
23 prill, 202100
24 prill, 202150
25 prill, 202100
26 prill, 202101 (72 vjeç)

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës gjatë këtyre ditëve kryesisht janë: Bllacë, Mushtisht, Gelancë, Vraniq, Sallagrazhdë, Budakovë, Studençan dhe fshatra të tjerë.