Për 10 ditë në Suharekë regjistrohen 88 raste pozitive me COVID-19 dhe 4 viktima

05.04.2021

Nga dita në ditë numri i rasteve pozitive me COVID-19 po shënon rritje, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK). Nga këto raportime që përcjellë SuharekaOnline është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës brenda 10 dite (26 mars- 04 prill) […]

Për 10 ditë në Suharekë regjistrohen 88 raste pozitive me COVID-19 dhe 4 viktima Foto: Ilustrim

Nga dita në ditë numri i rasteve pozitive me COVID-19 po shënon rritje, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

Nga këto raportime që përcjellë SuharekaOnline është bërë e ditur se në Komunën e Suharekës brenda 10 dite (26 mars- 04 prill) janë konfirmuar 88 raste pozitive me COVID-19.

Me datë 30 mars, janë indentifikuar 13 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord brenda këtyre 10 ditëve, ndërsa me datë 27 mars, është konfirmuar vetëm një rast.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se për 10 ditë në Komunën e Suharekës janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.

DataNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
26 mars, 202120
27 mars, 202111 (63 vjeç)
28 mars, 2021121 (84 vjeç)
29 mars, 202190
30 mars, 2021130
31 mars, 2021120
01 prill, 2021121 (70 vjeç)
02 prill, 202190
03 prill, 202181 (72 vjeç)
04 prill, 2021100
TOTAL:884