Peqan, hajnat i hyn në garazh dhe i’a vjedhin dy vetura
Dy vetura janë vjedhur një qytetari mëngjesin e sotëm në fshatin Peqan të Suharekës, të cilat gjendeshin në garazhin e shtëpisë së tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 06:40 ku sipas pronarit B.R ai kishte veturat në garazh së bashku me dokumentet dhe qelësat. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së […]
Dy vetura janë vjedhur një qytetari mëngjesin e sotëm në fshatin Peqan të Suharekës, të cilat gjendeshin në garazhin e shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 06:40 ku sipas pronarit B.R ai kishte veturat në garazh së bashku me dokumentet dhe qelësat.
Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.
Ai ka bërë të ditur se viktima e ka raportuar rastin rreth orës 07:00 të mëngjesit duke treguar se vetura e tipit Volkswagen Polo ngjyrë hiri dhe Opel Corsa ngjyrë e kaltër të dyja me targa të Kosovës nuk gjendeshin në garazh.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.