Pengoi punëtorët komunal në vendosjen e kapakëve të pusetave, arrestohet qytetari nga Suhareka

16.09.2021

Një rast i pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që ka penguar punëtorët e kompanisë dhe zyrtarët komunal në vendosjen e disa kapakëve të pusetave. Rasti raportohet […]

Pengoi punëtorët komunal në vendosjen e kapakëve të pusetave, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Një rast i pengimit të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që ka penguar punëtorët e kompanisë dhe zyrtarët komunal në vendosjen e disa kapakëve të pusetave.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 14:20.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka penguar punëtorët e kompanisë dhe zyrtarët komunal në vendosjen e disa kapakëve të pusetave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur Policia e Kosovës.