PDK: Rasti i drejtorit të QKMF-së, Bali Muharremaj tregon dyftyrësinë e një karrieristi demagog

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, përmes një reagimi ka ngritur shqetësimet e tyre lidhur me hapjen e konkursit pë punëtorë shëndetësor në kohë pandemie.

Sipas kësaj dege me rastin e deklarimit të Bali Muharremaj deklaron: e kam parapa që drejtori Sali Bytyqi është dashtë me punu për shkak që kemi pas këtë krizë të pandemisë. Këtu Bali Muharremaj luan edhe rolin e fallxhorit me parashikime jo reale dhe tregon dyftyrësinë e një karrieristi demagog, thuhet ndër tjera në reagim.

“Komuna e Therandës hap konkurs në kohë të pandemisë për punëtorë shëndetësor në kundërshtim me vendimin e Qeverisë ndërsa drejtorit të QKMF-së ia vazhduan punën edhe pasi u pensionua, me arsyetimin që nuk kanë të drejtë për hapje të konkursit në kohë pandemie.

Informatat që i ofron kjo qeverisje dhe individë të autorizuar, lënë përshtypje se brenda AAK-së në Therandë lulëzon demokracia dhe meritokracia, analizat më të thella e vërtetojnë të kundërtën, respektivisht Bali Muharremaj nuk përkon me marrëdhëniet e vërteta demokratike dhe me xhelozi dhe dinakëri mundohen ta fshehin armaturën e brendshme të tyre.

Kjo qeverisje është duke u zbeh dhe qytetarët janë duke e mësuar “alfabetin” e funksionimit të kësaj pozite në Therandë.
Shembulli më i mirë për t’iu treguar qytetarëve të Therandës se kjo qeverisje së bashku me Bali Muharremaj bëjnë politikë edhe në këtë kohë të pandemisë është pensionimi i drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku kryetari Bali Muharremaj deklaron: e kam parapa që drejtori Sali Bytyqi është dashtë me punu për shkak që kemi pas këtë krizë të pandemisë. Këtu Bali Muharremaj luan edhe rolin e fallxhorit me parashikime jo reale dhe tregon dyftyrësinë e një karrieristi demagog.

I nderuar Bali Muharremaj, pasi keni parë krizë në këtë kohë të pandemisë atëher bëhuni i sinqertë dhe tregoni përse ka shpallur konkurs Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale 4(katër) vende të lira të punës.
Funksionet publike që pretendohen se plotësohen nëpërmjet konkurseve , janë një gënjeshtër që fatkeqësisht po merr formën e manipulimit institucional.

Theranda me këtë qeverisje ka një mijë probleme, aq sa kur hedh një hap para është krejt me ngjyra dhe maska të njerëzve të kësaj qeverisje.
Deri tani , të tilla konkurse kanë çuditur të gjithë qytetarët e Therandës.
Në skenë del e vërteta reale, konkursi zhvillohet , por fituesi gjithnjë është i paracaktuar , i paracaktuar deri në absurd.

Duam apo sduam kemi parë zhvillimin me shumicë të konkurseve , por të pranuarit vendosen nga Bali Muharremaj.

Qytetarët e shohin se si është instaluar një pushtet krejtësisht familjar, nuk janë duke iu besuar në konkurse qytetarët pasi që në shumicën e rasteve janë grotekse.

Është e dukshme se po përhapni dhe po e shtrini të keqen, antimoralin dhe vese tjera më të këqija në Therandë!” thuhet në reagimin e degës së PDK-së.

RAPORTO