PDK në Suharekë: Renovimi i bustit të Besim Ndrecës, duhet të jetë privilegj i të gjithëve

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ka një kërkesë me të cilen iu është drejtuar institucioneve që të renovohet busti i Heroit të Kosovës, Besim Ndreca.

PDK dega në Suharekë, institucioneve të Komunës iu është drejtuar kështu:

Të nderuar,

Për nder të veprës dhe rënies së Heroit të Kosovës Besim Ndreca, ju drejtohemi me kërkesën që të njëjtit ti renovohet përmendorja dhe hapsira përreth saj ashtu siç i ka hije shprehja e respektit dhe nderimit të heroit Besim Ndreca nga ne, i cili në kohët më të vëshitira të Kosovës sakrifikoi jetën e tij për atdhe dhe për liri, duke iu përgjigjur okupatorit serb si një Shqiptar i vërtetë e duke i motivuar më pas shumë të tjerë për të ia kthyer armën okupuesit serb.

Duke e pasur parasysh se deri më tani ka kaluar një kohë dhe natyrshëm shprehet nevoja qe të renovohet përmendorja e heroit Besim Ndreca dhe në përgjithsi të projektohet edhe hapsira përreth tij ashtu që me këtë investim të ri ti jepet frymë historisë së lavdishme të heroit Besim Ndreca dhe luftës së UÇK-së.

Gjithashtu PDK këtë investim e sheh si privilegj për të gjithë.

Prandaj të nderuar, ky invenstim i ri duhet të merret me prioritet nga alokimi i mjeteve brenda fondit burimore, Granti Qeveritar- Rezervat për vitin fiskal 2020. Ky projekt duhet të jetë privilegj i të gjithve sepse ashtu sikurse në luftë kur na bashkoi kauza për liri, konsiderojmë se edhe për nderimin e heronjëve njëzëri duhet të veprojmë pa dallime politike në radhë të parë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.