Në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot, Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar kandidaturat edhe të gjashtë të propozuarëve për kryetarë të komunave.

PDK ka miratuar sot edhe të nominuarin e degës së kësaj partie në Suharekë, Murtez Zekolli.

Në fjalën e tij gjatë kësaj mbledhje kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ndër tjera bëri të ditur se është duke punuar me secilën degë për lista të mira zgjedhore duke iu ofruar komunave njerëz profesionistë dhe të shkolluar.

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditëve të ardhshme do të zyrtarizoj edhe kandidatët tjerë për kryetarë të komunave si dhe do të finalizojë listën e kandidatëve për Kuvende Komunale.

Murtez Zekolli ishte nominuar si kandidat për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë në qershor të këtij viti.