PDK e Suharekës viziton mjekët, policinë, zjarrfikësit dhe kryqin e kuq

20.05.2020

Kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Prof. Dr. Ramë Vata, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së kësaj partie gjatë ditës ka vizituar institucionet kyçe që po kontribojnë në tejkalimin e ke pandemisë covid-19. Kjo në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë dhe angazhimin e palodhur gjatë kohës së pandemisë. “Kryetari i Degës së […]

PDK e Suharekës viziton mjekët, policinë, zjarrfikësit dhe kryqin e kuq Foto: Ilustrim

Kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Prof. Dr. Ramë Vata, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së kësaj partie gjatë ditës ka vizituar institucionet kyçe që po kontribojnë në tejkalimin e ke pandemisë covid-19.

Kjo në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë dhe angazhimin e palodhur gjatë kohës së pandemisë.

“Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë Prof. Dr. Ramë Vata së bashku me disa anëtarë të kryesisë së PDK-së, sot në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë dhe angazhimin e palodhur gjatë kohës së pandemisë, vizituan disa institucione të Komunës si Stacionin Policor në Therandë, Kryqin e Kuq, QKMF-në si dhe Zjarrëfikësit”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë.

Në këto takime, kryetari Vata i falënderoi institucionet lokale për punën dhe kontributin e madhë të tyre në kujdes dhe ndihmë të qytetarëve gjatë këtyre muajve të përballjes me pandeminë.

Njëherit Kryetari i Degës së PDK-së z. Ramë Vata, theksoi se “kontributi dhe angazhimi juaj bëri që ne të jemi më të sigurtë dhe t’a kalojmë sa më shpejtë këtë pandemi. Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë janë primare për të gjithë ne, dhe ju si institucione keni dhënë kontributin tuaj të qmueshëm në këtë aspekt, për qka ju jemi falënderues”.

Po ashtu në njoftim thuhet se “Me gjithë lehtësimin e masave, kryetari Vata ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me kujdes maksimal edhe në ditët e ardhshme, në mënyrë që sa më shpejtë të kalojë përfundimisht kjo pandemi dhe t’i rikthehemi jetës dhe punës normale”.