PDK e Suharekës propozon Murtez Zekollin kandidat për kryetar të komunës

PDK e Suharekës propozon Murtez Zekollin kandidat për kryetar të komunës

Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se unanimisht ka propozuar Prof.Dr. Murtez Zekollin kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.

“Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin. Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja.

Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë.

Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë. Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë” thuhet në komunikatën e PDK-së në Suharekë.

Ndryshe deri më tani kandidaturat e përmendura nga partitë kryesore për Komunën e Suharekës janë nga LDK, AAK dhe PDK.

RAPORTO