PDK e Suharekës kandidaturën e Enver Hoxhaj e vlerëson si nder, kështu u votua ai ndër vite

24.12.2020

Të mërkurën Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për kryeministër. Në një konferencë për media nga PDK kanë bërë të ditur se kandidati i saj për zgjedhjet e parakohshme është kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj. Jeton Rrakaqi nga PDK-ja ka thënë që kandidatura e Hoxhajt është e mirëpritur në vendlindjen e […]

PDK e Suharekës kandidaturën e Enver Hoxhaj e vlerëson si nder, kështu u votua ai ndër vite Foto: Ilustrim

Të mërkurën Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për kryeministër.

Në një konferencë për media nga PDK kanë bërë të ditur se kandidati i saj për zgjedhjet e parakohshme është kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj.

Jeton Rrakaqi nga PDK-ja ka thënë që kandidatura e Hoxhajt është e mirëpritur në vendlindjen e tij, Suharekën.

“Për PDK-në dhe degën e partisë në Suharekë dhe gjithë qytetarët e komunës sonë, është një nder i veçantë që Hoxhaj është nominuar zyrtarisht nga PDK-ja në Prishtinë, për kryeministër të ardhshëm të Kosovës”, është shprehur Rrakaqi për Klan Kosova.

Por cila është performanca e Enver Hoxhajt që nga zgjedhjet e vitit 2007 deri në vitin 2019.

Hoxhaj gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2019 për dallim nga kundërkandidatët e tjerë shquhej për një fushatë me plot dinamik dhe takime të njëpasnjëshme si në Komunën e Suharekës po ashtu edhe në atë të Prizrenit.

Hoxhaj ishte i bindur në fitoren e PDK-së në ato zgjedhje, madje nga vreshtat e Suharekës, gjatë kohës së fushatës kishte shkruar një status se “Suhareka po e vjelë rrushin më të mirë në Kosovë tani, e PDK do të vjelë një fitore të madhe më 6 tetor” shkruan SuharekaOnline.

Në bazë të dhënave nga KQZ Enver Hoxhaj për 12 vite ka humbur afër katërfish të votuesve. Në vitin 2007 Enver Hoxhaj kishte jo më pak se 45,400 vota, në vitin 2010 kishte 30,302 vota, në vitin 2014 kishte 22,187 vota, në vitin 2017 kishte 24,396 vota. E krahasur me numrin e votave që kishte në vitin 2007, Enver Hoxhaj në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë katërfish më pak vota duke arritur që të mbledh vetëm 11,056 vota.