Pavarësisht situatës me pandeminë, Suhareka do të dekorohet për fundvit

Festat e fundvitit sivjet do të festohen më ndryshe se në vitet paraprake.Në disa prej qyteteve të Kosovës, qytetarët nuk do të kenë mundësi të shohin drita e dekorime.

Paratë që deri sivjet shpenzoheshin për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Gjilanit dhe ai i Podujevës kanë vendosur t’i ndajnë për punë tjera.

Disa komuna kanë vendosur që paratë që ishin planifikuar për dekorim të qytetit t’i destinojnë për qytetarët në nevojë, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Tashmë kanë mbetur një muaj deri në përfundim të vitit 2020, e me nënshkrimin e kontratës me datë 26 nëntor, Komuna e Suharekës tashmë i ka dhënë epilog çështjes së dekorimit, shkruan SuharekaOnline.

4394 € peshon kontrata që qytetarëve të Suharekës do të ju sjellë dekorimet të cilat ngjallin atmosferën festive të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të motmoteve këtë fundvit.

RAPORTO