Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe një votë abstenim ka zgjedhur Avdullah Hotin për ta udhëhequr kabinetin e ri qeveritar.
Hoti në menaxhim pritet t’i ketë katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.
Në mesin e 16 ministriave të Qeverisë Hoti, Suhareka do të përfaqësohet nga ish-kryetari i saj, Blerim Kuçi, i cili do të udhëheq me ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Por se sa është i pasur ministri Kuçi sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion, del se në raportin e dorëzuar nga ai më 17 janar 2020 në AKK, ai ka lokal afarist në vlerë prej 270,000 euro, banesë 72,800 euro, pllacë 50,000 euro, banesë në Prishtinë 168,000 euro, tokë dhe shtëpia në vlerë prej 458,000 euro, tokë 90,000 euro, shtëpi e re e papërfunduar 85,000 euro, dy vetura në vlerë prej 90,000 euro, dhe dy biznese me kapital prej 1,850,000 euro.
Të dhënat e deklaruara nga ministri Kuçi mund ti shihni KËTU