Aktuale

Pastrohet rruga nga Suhareka në drejtim të Carralevës

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot ka filluar ditën së bashku më punëtorët të cilët përkujdesen për ambientin e territorit të Komunës sonë.

Kryetari Muharremaj, ka bërë me dije se autoritetet përgjegjëse në këtë komunë kanë filluar ta bëjnë pastrimin e rrugës nga Suhareka në drejtim të Carralevës, e cila kjo rrugë ka qenë i mbushur me mbeturina.

Po ashtu, Muharremaj ka kërkuar me sinqeritetin më të madh, sidomos nga ata që udhëtojnë në këtë destinacion, të mos hudhin mbeturina.

“Ambientin duhet ta ruajmë dhe në këtë proces të vedijësimit duhet të bashkpunojmë edhe me ju”.

Sipas Kryetarit Muharremaj së shpejti në ditët në vijim do të pasojnë edhe gjobat për këdo që e dëmton ambientin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.