Pastrohen pjesët anësore të rrugës nga fshati Reqan në drejtim të Budakovës

05.08.2019 / Suhareka
Në fshatin Reqan dhe Budakovë të Suharekës sot po pastrohen pjesët anësore të rrugës. Për t’a parë punën e pastrimit, ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka filluar ditën së bashku më punëtorët të cilët përkujdesen për ambientin e territorit në këtë Komunë.
Ai gjatë qëndrimit është shprehur: “Ne do të jemi vigjilent në mirëmbajtjen e ambientit, i cili është jetik edhe për shëndetin tonë”.
Kujtojmë se Kryetari Muharremaj çdoherë po apelon për kujdes të shtuar ndaj mbeturinave që të mos hudhen vend e pa vend, po ashtu ai ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të fillojnë gjobat ndaj personave që hudhin mbeturina në vende që janë të ndaluara.
Të fundit
8 orë më parë / Suhareka
Në 31 vjetorin e vdekjes, PDK propozon që gjimnazi në Suharekë ta mbajë emrin e heroit Fadil Vata