Pastrimi i Suharekës i kushton komunës rreth 11,500 euro në muaj

06.04.2020

Rreth 11 mijë e 500 euro do t’i kushtoj çdo muaj komunës së Suharekës pastrimi i qytetit. E vlera e plotë e tenderit për një vit është 137,066.42 mijë euro në afatin prej 12 muaj. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet […]

Pastrimi i Suharekës i kushton komunës rreth 11,500 euro në muaj Foto: Ilustrim

Rreth 11 mijë e 500 euro do t’i kushtoj çdo muaj komunës së Suharekës pastrimi i qytetit.

E vlera e plotë e tenderit për një vit është 137,066.42 mijë euro në afatin prej 12 muaj.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Aty thuhet se për tenderin me titull së për kontratën me titull ‘Mirëmbajtja dhe pastrimi qytetit’ komuna e Suharekës kishte planifikuar të shpenzonte 137.067 euro.

Kontrata e lidhur në mes të Komunës së Suharekës dhe KRM “EKOREGJIONI” SH.A. përfundon më 02 prill 2021.