Pas Prizrenit, Suhareka e dyta në regjion për nga numri i rasteve me COVID-19

Drejtori i QRSHP’së në rajonin e Prizrenit Fadil Kryeziu thotë se në këtë rajon kohëve të fundit është vërejtur një rënie e numrit të të infektuarve.

“Kemi një rënie eventuale të lehtë të të infektuarve në regjionin e Prizrenit Megjithatë ne si Institut po vazhdojmë punën duke gjurmuar dhe hulumtuar të gjitha rastet eventuale me Covid-19’, tha Kryeziu për RTV Dukagjini.

Nga 1 gushti e deri më sot kemi testuar më tepër se 430 qytetarë të cilët mund të kenë qenë të hospitalizuar ose kanë pasur simptoma të dyshuar për Covid-19’, shpjegoi ai.

Sipas tij numri më i madh i të prekurve në këtë rajon është në qytetin e Prizrenit.
Në bazë të numrit të të testuarve them se numri më i madh i personave të hulumtuar vjen nga Prizreni e pastaj Suhareka, Dragashi dhe Malisheva e Mamusha’, tha Kryeziu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.