Pas përfundimit të mësimit, i mituri nga Gjinoci sulmon fizikisht një tjetër nga Semetishti

23.04.2021

Gjatë ditës së enjte në Suharekë janë rrahur dy të mitur njëri nga fshati Gjinoc dhe tjetri nga fshati Semetisht. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 14:20 një i dyshuar i mitur nga fshati Gjinoc […]

Pas përfundimit të mësimit, i mituri nga Gjinoci sulmon fizikisht një tjetër nga Semetishti Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së enjte në Suharekë janë rrahur dy të mitur njëri nga fshati Gjinoc dhe tjetri nga fshati Semetisht.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se dje rreth orës 14:20 një i dyshuar i mitur nga fshati Gjinoc pas përfundimit të mësimit, i cili është nxënës në Shkollën Profesionale “Avdyl Ramaj” në Shirokë kishte shkuar tek Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë.

I dyshuari fillimisht ishte fjalosur me viktimën e mitur nga fshati Semetisht, e pastaj e kishte goditur njëherë me grusht.

Viktimës iu është marr deklarata në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale kurse të dyshuarit në prani të prindit.

Osmanollaj ka thënë se viktimës nuk i janë parë lëndime të mëdha.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar për Krime të Rënda (Mitur) dhe me urdhër të tij rasti në fjalë shkon në procedurë të rregullt dhe është duke u hetuar.