Pas një viti me ushtrues detyre QKMF e Suharekës së shpejti bëhet me drejtor, në listë 5 kandidatë

07.06.2021

Kanë kaluar më shumë se një vit që kur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë udhëheqet me ushtrues detyre të drejtorit, kjo pasi që drejtori i deri atëhershëm ishte pensionuar dhe për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia kjo qendër deri sot ka mbetur me ushtrues detyre të drejtorit. Megjithatë zgjedhja e drejtorit […]

Pas një viti me ushtrues detyre QKMF e Suharekës së shpejti bëhet me drejtor, në listë 5 kandidatë Foto: Ilustrim

Kanë kaluar më shumë se një vit që kur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë udhëheqet me ushtrues detyre të drejtorit, kjo pasi që drejtori i deri atëhershëm ishte pensionuar dhe për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia kjo qendër deri sot ka mbetur me ushtrues detyre të drejtorit.

Megjithatë zgjedhja e drejtorit të ri pritet të bëhet së shpejti, kjo në bazë të konkursit të hapur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në fund të marsit.

Sipas listës së DSHMS-së për pozitën e drejtorit të QKMF-së në Suharekë janë gjithsej pesë kandidatë të cilët do ti nënshtrohen testit me shkrim.

lista-e-kandidateve-drejtor-qkmf

Kujtojmë se më 17 mars të vitit 2020, drejtori i atëhershëm i QKMF-së, Dr. Salih Bytyçi, zyrtarisht kishte përfunduar karrierën e tij si udhëheqës i këtij institucioni, për shkak të pensionimi të tij.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 ai kishte vazhduar ta ushtronte detyrën e drejtorit deri në muajin prill, ku i kishte liruar vendin Dr.Arbër Zenelaj, i cili ishte emëruar ushtrues detyre i pozitës së drejtorit të QKMF-së, ku edhe ky i fundit për shkak të vazhdimit të studimeve i kishte liruar pozitën Dr.Sale Bytyqi e cila edhe sot është u.d. e drejtorit.