Pas një mosmarrëveshje një person në Suharekë sulmohet nga një tjetër, i dyshuari ende në arrati

27.01.2023

Rastet kur mosmarrëveshjet mes personave të ndryshëm, si në shoqëri, punë, familje apo edhe në vende të tjera janë të shpeshta që përfundojnë me sulme fizike, raste këto të cilat janë pothuajse të përditshme dhe sfidë për institucionet e vendit. Një rast i sulmit fizik ka ndodhur dje në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Suharekë rreth […]

Pas një mosmarrëveshje një person në Suharekë sulmohet nga një tjetër, i dyshuari ende në arrati Foto: Ilustrim

Rastet kur mosmarrëveshjet mes personave të ndryshëm, si në shoqëri, punë, familje apo edhe në vende të tjera janë të shpeshta që përfundojnë me sulme fizike, raste këto të cilat janë pothuajse të përditshme dhe sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i sulmit fizik ka ndodhur dje në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Suharekë rreth orës 15:45, raporton SuharekaOnline.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se një person ka lajmëruar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Në bazë të informacioneve të dhëna nga policia nuk raportohet për persona të lënduar.

I dyshuari për sulmin fizik ndaj viktimës është ende në arrati dhe bëhet e ditur se policia është duke e hetuar rastin në fjalë.