Pas 3 javësh rikthehen rastet me covid-19 në Suharekë, dy rastet janë polic nga Suhareka

Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga 267 mostrat e testuara sot, 21 raste kanë rezulutar pozitive ku 2(dy) prej tyre janë nga Komuna e Suharekës një me vendbanim në Bllacë dhe një në Suharekë.

Për të parandaluar përhapjen dhe kontrolluar gjendjen e pacientëve me covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve në rajonin e Prizrenit.

Nga mostrat që kjo qendër ka marr sot nga Komuna e Suharekës dy raste kanë rezultuar pozitiv dhe janë pjesëtar të Policisë së Kosovës që punojnë në Prizren.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës dy rastet e fundit aktive ishin shëruar më 17 maj ndërsa rastet e fundit të konfirmuara pozitiv ishin më 1 maj, saktësisht para 3 javësh.