Sot më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga 265 mostrat e testuara sot, 49 raste kanë rezulutar pozitive ku 1(një) prej tyre është me vendbanim në qytetin e Suharekës.

Për një periudhë prej 23 ditësh Suhareka nuk kishte shënuar asnjë rast me covid-19 që nga dy rastet e fundit të dy policëve që rezultuan pozitiv me 22 maj.

Për të parandaluar përhapjen dhe kontrolluar gjendjen e pacientëve me covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve në rajonin e Prizrenit.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, ka bërë të ditur se rasti i sotëm në Suharekë është rast kontakti me pacient nga Mamusha.

Me shënimin e rastit të sotëm numri i të identifikuarëve me covid-19 në Suharekë është 39.