Pas 17 viteve në gurbet, kthehet në Suharekë dhe kandidon për asamble komunale

15.10.2021

Në prill të vitit 2020 qeveria kishte hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë, ku të gjitha mjetet shkuan në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kishin nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë. Kësaj thirrje të kryeministrit Kurti i ishte përgjigjur pozitivisht edhe pronari i bizneseti “TAFOLLI…

Pas 17 viteve në gurbet, kthehet në Suharekë dhe kandidon për asamble komunale

Në prill të vitit 2020 qeveria kishte hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë, ku të gjitha mjetet shkuan në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kishin nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë.

Kësaj thirrje të kryeministrit Kurti i ishte përgjigjur pozitivisht edhe pronari i bizneseti “TAFOLLI BAU”, Arsim Tafolli, biznesi i të cilit kryesisht merret me ndërtim.

Arsim Tafolli i cili mbi 17 vite jeton dhe vepron në Gjermani, pronar i një biznesi me rreth 50 punëtorë, pas sukseseve në fushën e ndërtimit, është kthyer në Kosovë që eksperiencën dhe kontributin e tij ta jep edhe në Komunën e Suharekës. I njëjti garon për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.

Etiketat

Ofertat e fundit