Parashihet realizimi edhe i një unaze në Suharekë

Për t’a liruar komunikacionin e qytetit, parashihet ndërtimi i një unaze tjetër në qytetin e Suharekës.

Për këtë, sot kryetari i Komunën së Suharekës z.Bali Muharremaj ka dalë në terren për t’i parë mundësitë e realizimit të kësaj unaze.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Në teren sot bashkë kemi shikuar mundësitë dhe po punojmë për realizimin e unazës së dytë, e cila do ta shkarkoj komunikocionin në qytet dhe rrugët kryesore”.

“Shumë projekte do të realizohen duke qenë bashkë për të miren e qytetarëve”, ka shtuar kryetari Muharremaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.