Paralajmërimi për greva, flet drejtori i Arsimit në Suharekë

23.11.2021

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se 4 dhjetori është data për protestën e paralajmëruar nga kjo sindikatë, e cila do të organizohet përpara Qeverisë, për shkak të mospërfilljes së kërkesave të Sindikatës. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari tha se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe se po përgatiten për protestë. “Udhëheqësit e […]

Paralajmërimi për greva, flet drejtori i Arsimit në Suharekë Foto: Ilustrim

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se 4 dhjetori është data për protestën e paralajmëruar nga kjo sindikatë, e cila do të organizohet përpara Qeverisë, për shkak të mospërfilljes së kërkesave të Sindikatës.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari tha se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe se po përgatiten për protestë.

“Udhëheqësit e Këshillëve të Prindërve jemi duke i kontaktuar dhe me 4 dhjetor po përgaditemi që të kemi një protestë para Qeverisë. Në mënyrë simbolike pra, për t’i treguar opinionit se s’jemi për ta humbur mësimin, por me dëshirën më të madhe që edhe kryetarët e Këshillëve të Prindërve të të gjitha komunave të na bashkohen, në mënyrë që bashkërisht të angazhohemi dhe të vijmë deri te dialogu dhe marrëveshja”, tha Jashari.

Ai thotë se shpreson në kalimin e Ligjit të Pagave, gjë që do të kursente organizimin e protestave dhe eventualisht edhe grevave.

Sipas tij, nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk hyjnë në fuqi ky ligj do të ketë protesta masive, madje edhe grevë të përgjithshme në tërë sistemin arsimor.

Ai për gjithë këto masa po kërkon edhe përkrahjen e prindërve, për çka ka thënë se janë duke zhvilluar takime.

“Në takimet që kemi pasur me kryetarët e nivelit komunal ata duke e bartur mesazhin e punëtoreve të arsimit kërkuan që SBAShK të fillojë me veprime sindikale sepse ka muaj që kemi tentuar të ulemi e të bisedojmë për ligjin e pagave për të cilin nuk kemi asnjë informatë ku kryeministri Kurti madje edhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci e tha në se ligji është duke u punuar. Por nuk jemi thirrur asnjëherë mirëpo kemi dyshime se çka është punuar”, kishte thënë ai.

Ndërkaq, lidhur me këto paralajmërime të SBASHK-ut për greva dhe protesta ka folur për SuharekaOnline edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Drejtori Bajselmani për SuharekaOnline ka thënë se është takuar me kryetarin dhe kryesinë e SBASHK-ut dega në Suharekë, ku u dakorduan për shumë çështje.

“Po, jam takuar me kryetarin dhe kryesinë e SBAShK-ut dega në Suharekë dhe për shumë çështje jemi të dakorduar për zhvillimin e procesit në arsimin e Suharekës”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka folur edhe për Ligjin për Paga.

Drejtori i DKA-së në Suharekë në një përgjigje të shkurtë ka thënë se jam dhe jemi të gjithë për zbatimin e Ligjit për Paga.

“Jam dhe “jemi“ të gjithë për Ligjin për Paga”, ka deklaruar ai.

Tutje, Bajselmani ka thënë se është kundër grevave, veçanërisht në këtë kohë të pasigurt shkaku i pandemisë me COVID-19 duke shtuar se kanë humbur shumë.

“Jam kundër grevave, veçanerisht pas në këtë kohë të pasigurt shkaku i pandemisë edhe ashtu kemi humbur shumë”, ka thënë drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani./SuharekaOnline/