Paraburgim ndaj një personi në Suharekë, dyshohet për dhunimin e viktimës nën 16-vjeç

23.03.2023

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren, të pandehurit me inicialet Xh.B., i cili dyshohet për dhunimin e një viktime të moshës nën 16-vjeç. Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri gjatë muajit nëntor/dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e ka detyruar viktimën për të kryer aktin seksual, për […]

Paraburgim ndaj një personi në Suharekë, dyshohet për dhunimin e viktimës nën 16-vjeç Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren, të pandehurit me inicialet Xh.B., i cili dyshohet për dhunimin e një viktime të moshës nën 16-vjeç.

Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri gjatë muajit nëntor/dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e ka detyruar viktimën për të kryer aktin seksual, për të cilin e di se është i ndjeshëm për shkak të moshës.

“Kurse, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komunikatën për media.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale me lënien në liri të të pandehurit, ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit, nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet tutje.