Para 2 ditësh u larguan për të bashkëjetuar, kthehen në familjet e tyre djali nga Suhareka e vajza nga Gjakova

27.02.2021

Dy ditë më parë SuharekaOnline kishte raportuar për një të mitur nga Gjakova e cila ishte larguar nga shtëpia e saj për të bashkëjetuar me një djalë nga Suhareka. Lajm të cilin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili kishte dhënë edhe detaje të […]

Para 2 ditësh u larguan për të bashkëjetuar, kthehen në familjet e tyre djali nga Suhareka e vajza nga Gjakova Foto: Ilustrim

Dy ditë më parë SuharekaOnline kishte raportuar për një të mitur nga Gjakova e cila ishte larguar nga shtëpia e saj për të bashkëjetuar me një djalë nga Suhareka.

Lajm të cilin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili kishte dhënë edhe detaje të tjera lidhur me këtë rast, ku ka treguar se për bashkëjetesën e tyre kanë qenë të informuar edhe familjarët e dy personave në fjalë, por se të njejtit nuk e kishin ditur vendndodhjen e fëmijëve të tyre.

Ndërsa të premtën, i kontaktuar nga redaksia e SuharekaOnline, Osmanollaj kishte dhënë detaje eksluzive rreth rastit në fjalë, ku fillimisht kishte treguar moshën e dy të rinjëve të cilët ishin duke u kërkuar nga policia.

Ai ka thënë se vajza nga Gjakova është e moshës 15 vjeç ndërsa djali nga Suhareka është 18 vjeç, duke shtuar se të njejtit pas dy ditësh janë lajmëruar në polici, pasi që kanë qenë të informuar se po kërkoheshin.

Gjatë lajmërimit të tyre në polici ata kanë treguar se për këto dy ditë kishin qëndruar së bashku në qytetin e Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka treguar se dy personat në fjalë të cilët janë të komunitetit ashkali me vetdëshirë janë kthyer në familjet e tyre dhe se të njejtit nuk janë lejuar që të bashkëjetonin për shkak të moshës që kanë.