Vetëm dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Suharekë gjatë pandemisë

Rritja e dhunës në familje po shihet si fenomen shqetësues në tërë Kosovën, e që si fenonmen fatkeqësisht ka pësuar rritje gjatë kohës së pandemisë.

Në mbledhjen e katërt të rregullt të Kuvendit Komunal në Suharekë është debatuar lidhur me dhunën në familje.

Nga përfaqësues të grupit të grave u tha që gjatë kohës së pandemisë në Kosovë është shënuar një rritje e dhunës në familje për 36%.

Kjo rritje nuk është vërejtur në Komunën e Suharekës krahasuar me vitin paraprak ku në periudhën janar-maj 2020 në QKMF-në e Suharekës janë raportuar  6 raste të dhunës në familje ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin raportuar 17 raste.

LEXO EDHE:  Vazhdon numri i madh i rasteve me Covid-19, sot 183 raste pozitive

Të dhënat e nxjerrura në bashkëpunim me Policinë në Suharekë, QKMF-në, Qendrën për Punë Sociale dhe zyrtaren për barazi gjinore tregojnë se në Suharekë gjatë kohës së pandemisë janë raportuar vetëm dy raste të dhunës në familje.