Pamje nga droni mbi qytetin e heshtur të Suharekës në kohën e karantinës

21.04.2020

Komuna e Suharekës është njëra ndër komunat që gjendet në top-listën e qyteteve me raste të konfirmuara me covid-19, saktësisht e 6-ta me 33 raste. Shpallja zonë e karantinës dhe kufzimi i lëvizjes për vetëm 90 minuta në ditë padyshim që në qytetin e zhurmshëm dhe dinamik të Suharekës ka vendosur petkun e heshtjes. Një […]

Pamje nga droni mbi qytetin e heshtur të Suharekës në kohën e karantinës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës është njëra ndër komunat që gjendet në top-listën e qyteteve me raste të konfirmuara me covid-19, saktësisht e 6-ta me 33 raste.

Shpallja zonë e karantinës dhe kufzimi i lëvizjes për vetëm 90 minuta në ditë padyshim që në qytetin e zhurmshëm dhe dinamik të Suharekës ka vendosur petkun e heshtjes.

Një video e realizuar nga Hallka – Marketing Agency për SuharekaOnline janë kapur momente në pjesë të ndryshme të qytetit.

Pamjet fillojnë nga fusha sportive e gjimnazit “Jeta e Re”, ku rrethojat e kësaj fushe simbolizojnë zonën e karantinës.

Edhe pse të dëmtuara kalimi nëpërmjet atyre, me një rreze dielli që të shpërqendron syrin, prapë se prapë jep një fije shprese që do të vijnë ditë më të mira se këto.

Duke ndjekur rrugën e shumë frekuentuar të tregut javor pamjet kalojnë në rrugën kryesore, Brigada 123, që është rruga që ndan qytetin në mes, e dikur rruga që brenda ditës është shkelur nga mijëra qytetarë.

Rrugët shihen të zbrazëta, qarkullimi është tejet i reduktuar, heshtja mbizotëron.