Palushi: “Kurdisja” e konkursit në SHMP “Abdyl Ramaj”, kandidatja futet si parashutiste
Në seancën e parë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë, e cila është mbajtur sot, në pyetjet jashtë rendit të ditës asambleisti i pavarur, Dugagjin Palushi ka ngritur shqetësimet lidhur me një konkurs për një mësimdhënëse për lëndën e ekonomisë në SHMP “Abdyl Ramaj”-Shirokë. Në bazë të listës së përzgjedhjes së ngushtë të datës […]
Në seancën e parë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë, e cila është mbajtur sot, në pyetjet jashtë rendit të ditës asambleisti i pavarur, Dugagjin Palushi ka ngritur shqetësimet lidhur me një konkurs për një mësimdhënëse për lëndën e ekonomisë në SHMP “Abdyl Ramaj”-Shirokë.
Në bazë të listës së përzgjedhjes së ngushtë të datës 21 dhjetor 2020 janë përzgjedhur katër emra, ndërsa në listën e datës 24 dhjetor 2020 është larguar një kandidate dhe në vend të saj është renditur një emër tjetër e cila nuk ishte në listën paraprake.
Asambleisti Palushi ka shtuar se më 30 dhjetor, Komuna e Suharekës ka publikuar listën definitive ku kandidatja që ka hyrë si “parashutiste” pas intervistimit fiton poenat maksimale dhe fiton vendin e punës.
Ai këtë e ka cilësuar keqpërdorim të poshtër, duke e cilësuar si kurdisje të konkursit, duke mos u dhënë mundësinë të pranohen në punë të rinjëve që kryejnë studimet me nota të larta, nëse nuk është i afërt me Balinë ose me AAK-në.
“Çka me ju thanë atyre që nuk janë në AAK, që nuk të kanë asgjë ty kryetar” ka shtuar Palushi.
Ndërsa kësaj i është përgjigjur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka thënë që në konkurs merren të të gjitha partive dhe është komisioni.