Suharekë, paditësja dërgoi provat për personin e gabuar, gjykata i jep afat një javë t’i bëjë përmirësimet

04.08.2021

Paditësja Byroja Kosovare të Sigurimit gabimisht i ka dërguar provat e F.M në vend se të ishin provat ndaj të paditurit A.K nga i cili po kërkon 4 mijë euro kompensim dëmi nga aksidenti. Në këtë situatë, Gjykata Themelore e Prizrenit, dega Suharekë, e ka obliguar Byronë që në afat prej shtatë ditëve të dorëzojë […]

Suharekë, paditësja dërgoi provat për personin e gabuar, gjykata i jep afat një javë t’i bëjë përmirësimet Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Paditësja Byroja Kosovare të Sigurimit gabimisht i ka dërguar provat e F.M në vend se të ishin provat ndaj të paditurit A.K nga i cili po kërkon 4 mijë euro kompensim dëmi nga aksidenti.

Në këtë situatë, Gjykata Themelore e Prizrenit, dega Suharekë, e ka obliguar Byronë që në afat prej shtatë ditëve të dorëzojë parashtresën me provat materiale sipas padisë ku i paditur është A.K.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj ka njoftuar të merkurën se i padituri A.K e ka pranuar personalisht ftesën e veçantë por mungesën e sotme nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I autorizuari paditëses Byroja Kosovare të Sigurimit, Shpat Rexhepi fillimisht ka kërkuar që seanca të mbahet në mungesë të të paditurit A.K.

Ai ka thënë se mbesin prapa padisë se A.K ka shkaktuar aksidentin me datë 5 janar 2013 i vërtetuar në bazë të raportit të policisë ka shkaktuar dëm material ku edhe është arritur pajtimi gjyqësor më 11 prill 2014, ndaj të dëmtuarve është bërë kompensimi i dëmit në shumë prej 3 mijë euro si dhe shpenzimet gjyqësore në shumë prej 1 mijë e 4 euro.

Ndryshe, sipas padisë të dorëzuar në gjykatë paditësja Byroja Kosovare e Sigurimit ka kërkuar nga i padituri A.K që t’ia rimbursoj shumën prej 4 mijë e 4  euro në emër të rimbursimit të dëmit të shkaktuar në aksidentin e trafikut të datës 5 janar 2013, në të cilën kanë pësuar dëme familja Neziraj, me kamatë sipas mjeteve të deponuara në bankat afariste mbi një vit pa destinim të caktuar, nga data e ngritjes së kësaj padie./BetimipërDrejtësi/