Pacienti i dytë i shëruar nga Suhareka gjendej në karantinë në Qendrën e Studentëve

Më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. 

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive. 

Në mesin e tre të infektuarëve ishte edhe një qytetar nga Suhareka i cili kishte ardhur nga Mali i Zi dhe gjendej në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Në mesin e 10 të shëruarëve të ditës së mërkurë është edhe qytetari i Komunës së Suharekës i cili gjendej në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Këtë e kanë konfirmuar për SuharekaOnline nga QRSHP në Prizren duke thënë se pacienti është i njëjti që kishte ardhur nga Mali i Zi dhe se gjendej në karantinë.

RAPORTO