Pacienti i fundit nga Suhareka me covid-19 është nga fshati Peqan

Sot më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e gjashtë (36) raste.

Në mesin e 36 rasteve pozitive është edhe një pacient me vendbanim në Komunën e Suharekës.

Sipas drejtorit të QRSHP-së sot janë kontrolluar dy pacientë nga Komuna e Suharekës dhe njëri ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Të dy pacientët janë mostruar dhe testuar në Prishtinë dhe njëri nga klinika infektive ka rezultuar pozitiv, ka thënë drejtori i QRSHP-së për SuharekaOnline.

RAPORTO