Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për stafin e QKMF-së në Suharekë

Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për stafin e QKMF-së në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

23.03.2021 / Suhareka

Oda e Mjekëve të Kosovës ka ndarë mirënjohje për stafin mjekësor të QKMF-së në Suharekë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka bërë të ditur se sot gjatë ditës së martë Oda e Mjekëve të Kosovës ka ndarë mirënjohje për stafin mjekësor të QKMF-së në Suharekë për kontributin e dhënë në pandemi, për kujdesin e shtuar per pacient me Covid-19, në Diagnostifikim, Hulumtim dhe në menagjimin e rasteve.

”Sot Drejtoresha e QKMF-së ka pranuar mirënjohjen në emër te institucionit tonë!” thuhet në njoftimin e QKMF-Suharekë, përcjellë SuharekaOnline.

RAPORTO