Nxënësit e Suharekës kthehen sot në bankat shkollore

03.10.2022

Me një muaj voneës, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas suspendimit të grevës pesë javore nga SBASHK-u. Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Suharekë, Remzi Bajselmani ka njoftuar se në të gjitha shkollat e komunës sonë ka filluar viti i ri […]

Nxënësit e Suharekës kthehen sot në bankat shkollore Foto: Ilustrim

Me një muaj voneës, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas suspendimit të grevës pesë javore nga SBASHK-u.

Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Suharekë, Remzi Bajselmani ka njoftuar se në të gjitha shkollat e komunës sonë ka filluar viti i ri shkollor 2022/23.

Bajselmani ka bërë të ditur se përgatitjet për fillim të procesit mësimor janë bërë çysh nga 1 shtatori, por se shkaku i grevës nuk filloi mësimi.

Ai ka shtuar se kanë bërë edhe disa përgatitje infrastrukturore për të krijuar kushte sa më të mira për nxënësit në shkolla.

Drejtori Bajselmani ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e procesit mësimor si dhe shëndet të plotë e suksese në mësime.