Nxënësit e Suharekës kërkojnë ekskursion e mbrëmje të Maturës, Muharremaj i drejtohet MASHT-it

Nxënësit e Suharekës kërkojnë ekskursion e mbrëmje të Maturës, Muharremaj i drejtohet MASHT-it
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Suhareka

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me kërkesën e këtyre të fundit për mbajtjen e ekskurzioneve dhe Mbrëmjes së Maturës.

Ai iu është drejtuar me një apel publik MASHT-it që të shqyrtojnë këtë kërkesë.

“Andaj ne u drejtohemi me apel dhe kërkesë publike ndaj Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ta shqyrtojnë këtë kërkesë.

Shqyrtojeni këtë mundësi që përmes një manuali apo rregullore e cila e ruan shëndetin e tyre, ta jetësojnë ëndrrën e tyre”, ka shkruar Muharremaj.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale, pezullohen të gjitha procedurat për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në Suharekë
RAPORTO