Fabrika e Mobileve “ Te Naseri” që është një ndër bizneset më të suksesshme në Komunën e Suharekës ka qen nikoqir i vizitës së nxënësve të shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e Greikocit” nga Greikoci.
Nxënësit e kësaj shkolle kanë patur mundësinë që për së afërmi të informohen me linjën e prodhimit të produkteve që kryesisht janë mobile të kësaj fabrike.
“Kompania jonë vazhdimisht është e hapur jo vetëm për nxënësit por për të gjithë ata që shprehin interes për veprimtarinë tonë. Ne falënderojmë stafin e shkollës “Dëshmorët e Greikocit” për vizitën gjatë së cilës ne i njoftuam ata për kushtet që u ofrojmë punëtorëve tonë dhe që stafi ynë kryesisht përbëhet nga punëtoret femra duke fuqizuar kështu rolin e femrave në shoqërinë tonë” tha drejtotri ekzekutiv i fabrikës, Driton Gashi.

“Veç asaj është edhe një përvojë e veçant për nxënësit që për së afërmi të njoftohen me procesin e prodhimit të objekteve që pothuajse çdo dit janë pjesë e jetës së tyre si: dhomat e gjumit, kuzhinat, tavolinat, dhomat ditore. Vizitat e tilla doemos janë në kontribut të nxënësve dhe shoqërisë që në realitet janë shembull se me punë dhe përkushtim edhe nxënësit në të ardhmen mund të jenë ndërmarrës/e të suksesshëm, rrobaqepës/e të mirë dhe pse jo edhe pjesë e Fabrikës së Mobileve “Te Naseri”, përfundoi Gashi.
