Nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq shpallen kampionë në pingpong në nivel komunal dhe regjional

08.12.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përgëzuar sot nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq për sukseset e jashtëzakonshme të arritura në garat e pingpongut.

Nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq shpallen kampionë në pingpong në nivel komunal dhe regjional Foto: Ilustrim

Skuadra e shkollës ka arritur të sigurojë vendin e parë si në kategorinë e djemve, ashtu edhe të vajzave, në garat komunale të pingpongut. Performanca e tyre mbresëlënëse është kurorëzuar edhe me një tjetër sukses të madh: vendi i parë në nivel regjional, sërish në të dy kategoritë.

Kryetari Muharremaj i ka quajtur nxënësit “kampionë”, duke theksuar se këto arritje janë rezultat i punës, disiplinës dhe talentit të tyre, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollës.

“Kampionët
Suksese!” – ka shkruar ai, duke i uruar edhe më shumë fitore në garat e ardhshme.

Komuna e Suharekës vazhdon të mbështes sportin shkollor si një komponent të rëndësishëm të zhvillimit të të rinjve, duke e vlerësuar si një investim në edukimin dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More