Nxënësit e Shkollës Fillore në Sopijë, do ta përfaqësojnë Kosovën në garat Ballkanike të Robotikës

01.08.2022

E ardhmja thuajse i përket teknologjisë, e këtë e konfirmon edhe aktivitetet që po zhvillohen në vendin tonë. Dje më 31 korrik është mbajtur super finalja e Robotikës, ku nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Shaban Mazreku” në fshatin Sopijë të Suharekës, treguar edhe një suksese të radhës në finale dhe do të […]

Nxënësit e Shkollës Fillore në Sopijë, do ta përfaqësojnë Kosovën në garat Ballkanike të Robotikës Foto: Ilustrim

E ardhmja thuajse i përket teknologjisë, e këtë e konfirmon edhe aktivitetet që po zhvillohen në vendin tonë.

Dje më 31 korrik është mbajtur super finalja e Robotikës, ku nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Shaban Mazreku” në fshatin Sopijë të Suharekës, treguar edhe një suksese të radhës në finale dhe do të përfaqësojnë Kosovën në garën Ballkanike të robotikës e cila do të mbahet më 21.09.2022.

Përfaqësues të shkollës fillore në Sopijë i kanë uruar nxënësit për suksesin e arritur si dhe i dëshiruan suksese në garën e radhës.

Nga java e ardhshme fillojnë edhe përgatitjet për garën Ballkanike.

“Gara Regional e Robotikës 2022” do të mbahet në Kosovës, me datë 21 Shtator 2022, në kuadër të “Western Balkan Digital Summit”, ku ekipet nga Kosova do të garojnë me ekipet nga gjashtë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.