Përfaqësues nga Ministria e Diasporës, nxënës shqiptarë që jetojnë në Slloveni, bashkë me mësimdhënës sllovenë, kanë realizuar një vizitë te kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.
Kryetari Muharremaj i ka falënderuar nxënësit për këtë vizitë dhe i ka njoftuar me angazhimet e tij ditore dhe për projektet e realizuara nga komuna.

Ai u ka thënë nxënësve se: “Familjet e juaja kanë një respekt të vaçantë nga ana jonë sepse kanë qenë dhe janë kontribuesit më të mdhnjë të Kosovës.
Ata i kanë shërbyer atdheut edhe në kohërat më të vështira dhe vazhdojnë ta mbështesin edhe tutje Kosovën.
Më tej vizita e këtij grupi nxënësish, ka vazhduar në shkollën fillore “Edit Durham”. Në fshatin Mushtisht.
