Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Suharekës dënon mbi 2200 qytetarë brenda 5 muaje

12.06.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë […]

Nuk respektuan masat anti-COVID, Policia e Suharekës dënon mbi 2200 qytetarë brenda 5 muaje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në takimin për siguri lokale, ku ndër tjerash ka treguar se gjatë dy javëve të kaluara Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 213 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndër, tjerash Sylaj ka bërë të ditur se për periudhë të njëjtë kohore Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar edhe 252 tiketa për kundërvajtje në trafik.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat për shqiptimin e gjobave për qytetarët e Suharekës të cilët nuk respektuan masat anti-COVID brenda 5 muaje Janar-Maj.

Sipas këtyre statistikave del se Policia e Suharekës për 5 muaj ka dënuar 2 mijë e 244 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

MuajiNr. i tiketave të shqiptuara nga Policia e Suharekës
për mosrespektim të masave anti-COVID
Janar322
Shkurt207
Mars516
Prill732
Maj467
TOTAL2.244

Rikujtojmë se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, ndërsa në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me këtë virus./SuharekaOnline/