Nuk respektuan ligjin anti-COVID, Policia e Suharekës dënoi 272 qytetar

24.12.2020

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjatë takimit gjithashtu u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunë e cila u vlerësua e qetë dhe e sigurt. Komandanti i stacionit […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, Policia e Suharekës dënoi 272 qytetar Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjatë takimit gjithashtu u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunë e cila u vlerësua e qetë dhe e sigurt.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë këtyre dy jave policia e Suharekës ka shqiptuar 271 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion dhe gjithashtu kanë shqiptuar 272 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe, në Komunën e Suharekës që nga marsi deri më tani janë shënuar 707 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 507 janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe rreth 150 vazhdojnë të mbesin raste aktive.