Nuk respektuan ligjin anti-COVID, Policia e Suharekës dënoi 238 qytetar

10.12.2020

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Në këtë mbledhje Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka njoftuar se policia e Suharekës gjatë aktivitetit në bazë […]

Nuk respektuan ligjin anti-COVID, Policia e Suharekës dënoi 238 qytetar Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Në këtë mbledhje Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka njoftuar se policia e Suharekës gjatë aktivitetit në bazë të ligjit Covid-19 brenda dy jave ka dënuar 238 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, Sylaj ka njoftuar se brenda 2 jave kanë shqiptuar edhe 223 tiketa trafiku.

Kujtojmë se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes.